Aksident në Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor Lushnjë-Berat. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Dacia” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor, duke u përmbysur. Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, një shtetas i huaj 32-vjeçar, i identifikuar si pastor. Për shkak të përmbysjes, dyert e automjetit janë bllokuar dhe për nxjerrjen e drejtuesit nga makina është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës. Punonjësit e zjarrfikëses kanë prerë pjesë të llamarinës së automjetit dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e 32-vjeçarit. Fatmirësisht, kanali ku përfundoi automjeti nuk kishte ujë, çka shmangu një rrezik edhe më të madh për jetën e drejtuesit. I plagosuri është transportuar për ndihmë mjekësore...
Burimi:
javanews.al