Aksident në Gjirokastër, plagoset një grua (Emri)
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Gjirokastër-Kakavijë, ku një këmbësore 77-vjeçare është përplasur nga një automjet. Sipas informacionit paraprak të Policisë, drejtuesi i automjetit tip “Toyota” është shtetasi A. M., 29 vjeç, banues në Gjirokastër. Përplasja ka ndodhur teksa automjeti po lëvizte në këtë aks rrugor. Si pasojë e aksidentit, këmbësorja Violeta Selfo, 77 vjeçe, është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Hetimet vijojnë.
Burimi:
argjiroja.net