Aksident në Gjirokastër, automjeti përplas këmbësoren
Një këmbësore është përplasur nga një automjet në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes “Punëtori” në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në aksin Zona Muzeale–Ura e Lumit, ku një automjet tip “Toyota” ka përplasur 78-vjeçaren Violeta Selfo, e cila po kalonte rrugën. E moshuara është transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku po merr ndihmë mjekësore. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po heton për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Burimi:
kohajone.com