Aksident në Fier-Seman, plagoset drejtuesja e automjetit dhe dërgohet në spital

Aksident në Fier-Seman, plagoset drejtuesja e automjetit dhe dërgohet në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë paradite në aksin Fier-Seman, në fshatin Ferma Çlirimi. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Mercedes-Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor, duke pësuar dëmtime të shumta. Si pasojë e aksidentit, drejtuesja e automjetit ka mbetur e lënduar dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet përkatëse, ndërsa vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.