Aksident në Cërrik, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare, mjeti dyshohet se ishte me shpejtësi!
Një aksident është regjistruar në fshatin Shalës, në Bashkinë Cërrik pasditen e sotme (29 shtator). Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, një 14-vjeçare, nxënëse e shkollës 9-vjeçare të zonës, është përplasur nga një motoçikletë. Dyshohet se drejtuesi i motoçikletës po qarkullonte me shpejtësi në momentin e përplasjes. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se e mitura ka marrë plagë në kokë. Priten ekzaminimet mjekësore për të përcaktuar nëse dëmtimet janë të rënda.
Burimi:
javanews.al