Aksident në Berat-Ura e Kuçit/ Makina përplas burrin me biçikletë dhe largohet, i plagosuri dërgohet te Trauma
Një 40-vjeçar është përplasur nga një automjet mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat–Ura e Kuçit, në fshatin Poshnje. Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, duke lënë të plagosur biçiklistin, Endri Selfajn. I plagosuri është transportuar fillimisht me ambulancë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, dhe më pas është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të mëtejshëm, për shkak të plagëve të marra. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e automjetit që shkaktoi përplasjen. Për këtë qëllim, efektivët kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve dhe banesave përgjatë aksit, me synimin për të identifikuar dhe kapur drejtuesin që u largua nga vendngjarja.
Burimi:
syri.net