Aksident në aksin Lushnje – Berat, 2 të plagosur rëndë! U përplasën 3 makina

Aksident në aksin Lushnje – Berat, 2 të plagosur rëndë! U përplasën 3 makina

Një aksident i rëndë  është shënuar pasditen e sotme në rrugën nacionale Lushnje Berat në afërsi të Kashtbardhës. Mësohet se tre makina janë përfshirë në aksdient, nga të cilat dy prej tyre  janë përplasur kokë më kokë dhe për pasojë njëra ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Mësohet se drejtuesit e të dy automjeteve janë dërguar në spitalin e Lushnjes në gjëndje të rëndë. Ndërkohë drejtuesja e makinës së tretë tip Fiat dëshmoi se mjeti Benz po e parakalonte në korsinë në drejtim të Lushnjes dhe është përplasur kokë më kokë me mjetin tip Ford i cili ka rënë në kanalin përbri rrugës. Policia e Lushnjes në vendngjarje dhe ka bllokuar qarkullimin rrugor.