Aksident në aksin Librazhd–Përrenjas. Përplasen katër automjete, tre persona përfundojnë në spital

Aksident në aksin Librazhd–Përrenjas. Përplasen katër automjete, tre persona përfundojnë në spital

Një aksident është regjistruar në aksin kombëtar Librazhd–Përrenjas, në zonën e Dragostunjës, ku janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Të plagosurit janë dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer. Sipas të dhënave paraprake, të tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, mbeten për t’u sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, ndërsa pritet informacion më i detajuar nga autoritetet përkatëse.