Aksident në aksin e “Tunelit të Krrabës”, plagosen nënë e bijë, ja si paraqitet gjendja e tyre!

Aksident në aksin e “Tunelit të Krrabës”, plagosen nënë e bijë, ja si paraqitet gjendja e tyre!

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 08:45 në segmentin e autostradës që lidh Tunelin e Krrabës, me rrethrrotullimin e Bradasheshit, në Elbasan. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, aksidenti ka ndodhur në zonën e Dopajt, ku është përfshirë një automjet, i cili ka pësuar dëmtime të pjesshme. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosura dy persona, nënë e bijë. Fatmirësisht, të dyja mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidenti.