Aksident me vdekje në aksin Fushë-Krujë, humb jetën 22-vjeçari egjiptian (VIDEO)

Aksident me vdekje në aksin Fushë-Krujë, humb jetën 22-vjeçari egjiptian (VIDEO)

pamje nga aksidenti KRUJË- Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Tapizë–Fushë-Krujë, në vendin e quajtur “Arrameras”. Si pasojë e aksidentit humbi jetën një 22-vjeçar egjiptian. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi egjiptian ndodhej pasagjer në makinën me drejtues M. S., 18-vjeç, i cili është përplasur me automjetin me drejtues K.C., 44-vjeç. Ky i fundit, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.  Noftimi i Policisë: Krujë/Informacion paraprak Më datë 01.10.2026, rreth orës 16:50, në aksin rrugor Tapizë–Fushë-Krujë, në vendin e quajtur “Arrameras”, është përplasur automjeti me drejtues shtetasin K. C, rreth 44 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin M. S, rreth 18 vjeç. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi M. S, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për...