Aksident i rëndë autobusi në Francë: të paktën dy të vdekur dhe 16 të lënduar, mes 43 udhëtarëve 15 fëmijë
Një autobus me 43 udhëtarë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë të premten në mëngjes në lindje të Francës, pranë komunës Lent, në departamentin Ain, afër kufirit me Zvicrën. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën të paktën dy persona, ndërsa 16 të tjerë janë lënduar, njoftuan prefektura e Ain dhe zyra e prokurorit të Bourg-en-Bresse. Aksidenti ndodhi rreth orës 07:00, derisa autobusi po udhëtonte nga Lyoni drejt Bourg-en-Bresse, dhe në mesin e udhëtarëve ishin edhe 15 fëmijë ose të mitur, sipas të dhënave të prokurorisë dhe të prefekturës. Një burim pranë hetimit ka thënë se automjeti doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal, ndërsa prokuroria e Bourg-en-Bresse ka konfirmuar se ndër viktimat janë një i mitur dhe një i...
Burimi:
kohajone.com