Aksident fatal në Vlorë/ 78-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një automjet

Aksident fatal në Vlorë/ 78-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një automjet

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Vlorë, ku një 78-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet teksa lëvizte me biçikletë. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:15, pranë ish-Stacionit të Trenit. Sipas policisë, drejtuesi i automjetit, një 57-vjeçar me inicialet V. Xh., është arrestuar në flagrancë. I moshuari, F. S., u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë. Në vendngjarje mbërriti grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në përplasjen fatale. Materialet procedurale i janë referuar autoriteteve për veprime të mëtejshme, ndërsa 57-vjeçari do të...