Aksident dramatik në “Luginën e Drinit të Zi”, automjeti del nga rruga, plagosen dy persona!

Aksident dramatik në “Luginën e Drinit të Zi”, automjeti del nga rruga, plagosen dy persona!

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 08:50 në vendin e quajtur “Lugina e Drinit të Zi” në Dibër, ku një automjet ka dalë nga rruga. Sipas njoftimit paraprak, automjeti drejtohej nga një 66-vjeçar me inicialet K. V., ndërsa në të udhëtonte edhe një 21-vjeçar, me inicialet I. V. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon veprimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.