Aksident dramatik në Korçë, ambulanca përplas të moshuarin! Shoferi ishte nën efektin e alkoolit përfundon në pranga
Një aksident dramatik ka ndodhur mbrëmë (11 shtator) në Korçë. Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia pasi, teksa drejtonte një ambulancë nën efektin e alkoolit, ka aksidentuar një të moshuar në afërsi të bibliotekës së qytetit. I moshuari po kalonte rrugën me biçikletë kur është përplasur nga ambulanca. Për pasojë, ai ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar menjëherë në spital, ku ka marrë ndihmën mjekësore. Sipas informacioneve të para, i moshuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas aksidentit, drejtuesi i ambulancës ka transportuar vetë të dëmtuarin në spital. Policia i ka kryer testin e alkoolit drejtuesit të ambulancës, i identifikuar me inicialet E.Q., rreth 44 vjeç, dhe rezultati ka konfirmuar se ai ishte nën efektin e alkoolit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore,...
Burimi:
javanews.al