AKSHI/ Tre oferta më të lira jashtë garës, tenderi i internetit merr “Red Flag”

AKSHI/ Tre oferta më të lira jashtë garës, tenderi i internetit merr “Red Flag”

Një procedurë prokurimi për shërbimin e internetit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si është përzgjedhur fituesi, pasi në një nga lotet janë lënë jashtë garës disa oferta me vlerë më të ulët. Bëhet fjalë për Lotin 1 – “Shërbimi Internetit Linja 1 AKSHI”, me numër reference REF-88311-06-01-2026 dhe fond limit 2,244,094 lekë pa TVSH. Në procedurë morën pjesë gjashtë operatorë ekonomikë. Dokumentet tregojnë se oferta fituese është ajo e bashkimit të operatorëve “NSolution” dhe “HORIZON”, me vlerë 1,953,792 lekë pa TVSH. Por përpara saj kishte tre oferta më të ulëta: “Albanian Telecommunications Union” me 1,638,188 lekë, “ONE Albania” me 1,695,744 lekë dhe “ABISSNET” me 1,719,296 lekë. Diferenca mes ofertës më të ulët dhe asaj të shpallur fituese është...