“Ajo ishte koha kur të gjithë e shijonin futbollin”, Lamine Yamal nuk e fsheh admirimin për ish-yllin e Real Madridit

“Ajo ishte koha kur të gjithë e shijonin futbollin”, Lamine Yamal nuk e fsheh admirimin për ish-yllin e Real Madridit

Në një intervistë për Movistar Plus, Lamin Yamal ka treguar mes të tjerash ndryshimin e madh mes futbollit që ishte në fëmijërinë e tij, atë me të cilin ai u rrit dhe futbollit të sotëm. Sulmuesi nuk i kurseu lavdet për ish-yllin e Real Madridit, Mesut Ozil. “Jam rritur duke parë futboll në kohën kur shikonim ndeshjen e plotë, nga minuta e parë deri në të 90-ën. Nuk e hapja aplikacionin për të parë sa gola apo asiste kishte regjistruar secili lojtar. Ishte koha kur të gjithë e shijonin futbollin. Shihje mesfushorë sulmues që mund të mos kishin shënuar 20 gola, por që ishte kënaqësi t’i shikoje, si Mesut Özil, për shembull, të cilin e pëlqeja shumë. Mendoj se brezi i sotëm e ndjek ndeshjen...