AGSH dënon shoqërimin e gazetares Vjolanda Peca nga policia: Po raportonte, të lirohet menjëherë

AGSH dënon shoqërimin e gazetares Vjolanda Peca nga policia: Po raportonte, të lirohet menjëherë

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka dënuar shoqërimin e gazetares Vjolanda Peca gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë. AGSH shpreh shqetësimin për shoqërimin nga policia të gazetares, e cila ishte duke raportuar nga protesta. Postimi i plotë AGSH dënon shoqërimin e gazetares Vjolanda Peca gjatë protestës së të enjtes. Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shpreh shqetësim serioz për shoqërimin nga Policia të gazetares së Citizens.al Vjolanda Peca, ndërsa ajo po raportonte nga një protestë.Ky është rasti i dytë brenda pak muajsh që gazetarja shoqërohet gjatë ushtrimit të detyrës së saj.AGSH kërkon lirimin e menjëhershëm të gazetares dhe një shpjegim publik nga Policia e Shtetit për arsyet dhe bazën ligjore të shoqërimit. Pengimi apo shoqërimi i gazetarëve gjatë raportimit nga protestat cenon drejtpërdrejt lirinë e...