“Agnelli e donte Juventusin sa Moratti Interin, por me rezultate të nivelit të lartë”

“Agnelli e donte Juventusin sa Moratti Interin, por me rezultate të nivelit të lartë”

Antonio Giraudo, ish-drejtues i Juventusit, i cili u largua nga klubi pas “Calciopolit” në vitin 2006, ka folur sërish për “La Stampa”, pas rreth 20 vitesh heshtjeje, duke pritur përfundimin e proceseve gjyqësore. Giraudo deklaroi se “Calciopoli” lindi si “fëmijë i zilisë së atyre që nuk na mundën në fushë”, një qëndrim që pritet të shkaktojë reagime te tifozët e Interit. I pyetur për Andrea Agnelli, ish-presidentin e Juventusit, Giraudo tha: “Nuk e di nëse është ish, sepse historia përsëritet, por ai e donte Juventusin të paktën po aq sa Massimo Moratti donte Interin. Por, me rezultate të nivelit të lartë në fushë”. Me këtë deklaratë, Giraudo vlerëson pasionin e Agnellit për Juventusin, duke e krahasuar me lidhjen e fortë të Morattit me Interin, por...