No Image Available

AGASI, RRJETI IZRAELIT DHE DOSJA SHQIPTARE, KUSH ËSHTË KËSHILLTARI I NETANYAHUT?

Një emër i njohur në qarqet politike të Izraelit dhe Serbisë del në dosjen hetimore të SPAK ndaj biznesmenit Ergys Agasi dhe ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Bëhet fjalë për Srulik Einhorn, i njohur gjithashtu si Yisrael Einhorn, një strateg komunikimi politik që ka punuar si këshilltar i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe i ish-presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Sipas të dhënave të përfshira në dosje, Einhorn është një prej dy shtetasve izraelitë me të cilët Ergys Agasi ka pasur komunikime. SPAK i referohet atij me emrin Srulik Einhorn Koces dhe evidenton interesin e shfaqur në bisedat që lidhen me ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni. Nuk janë bërë të ditura rrethanat se si Einhorn është njohur me Agasin, por komunikimet mes tyre janë përfshirë në hetimet...