“After School”, Kushi nga Pogradeci: Një nismë pozitive, siguria e fëmijëve në shkollë është fokusi kryesor
Nënkryetarja e Kuvendit, Evis Kushi, ishte në Pogradec në kuadër të punës së Komisionit Parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, ku zhvilloi një takim me stafin dhe nxënësit e gjimnazit të qytetit. Gjatë takimit u diskutua për sigurinë në shkolla, problematikat me të cilat përballen nxënësit, si dhe bashkëpunimin mes institucioneve për garantimin e një mjedisi të sigurt. Kushi tha se një nga shqetësimet kryesore të ngritura nga mësuesit dhe prindërit lidhet me sigurinë online dhe rreziqet që u vijnë nxënësve nga rrjetet sociale. “Shqetësim i jashtëzakonshëm i mësuesve, por edhe i prindërve, është rreziku apo rreziqet që u vijnë nxënësve, veçanërisht nga rrjetet sociale apo në përgjithësi nga rrjetet online”, u shpreh Kushi. Sipas saj, kjo përbën një sfidë për shkollat, pasi...
Burimi:
javanews.al