AfD kallëzon penalisht kancelarin Merz: Deklaratat për spastrim etnik janë kriminale!

AfD kallëzon penalisht kancelarin Merz: Deklaratat për spastrim etnik janë kriminale!

Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë ka paraqitur një kallëzim penal kundër kancelarit Friedrich Merz, pasi ai deklaroi se politikat anti-emigratore të partisë janë të barazvlefshme me një spastrim etnik. Stephan Brandner, sekretari parlamentar i grupit parlamentar të AfD-së, tha se deklaratat e Merz ishin “të natyrës kriminale” dhe “plotësisht të papranueshme”. “Friedrich Merz e ka kaluar sërish kufirin me fjalimin e tij, këtë herë në një mënyrë që ka implikime penale. Deklarata e Kancelarit nuk mbulohet as nga imuniteti parlamentar, pasi sipas nesh ajo përbën fyerje shpifëse që drejtohen jo vetëm kundër çdo anëtari të grupit parlamentar të AfD-së, por në fund të fundit edhe politikisht kundër miliona qytetarëve”, tha Sekretari parlamentar i AFD, Stephan Brandner.