Afatet e paraburgimit, Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Erion Veliajt! Avokati Ndreca paralajmëron rekurs në Gjykatën e Lartë

Afatet e paraburgimit, Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Erion Veliajt! Avokati Ndreca paralajmëron rekurs në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Posaçme nuk e ka pranuar sot kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili kundërshtonte vendimin për pezullimin e afateve të paraburgimit. Mbrojtja ka bërë me dije se do ta çojë çështjen në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar arsyetimin për shtyrjen e seancave gjyqësore. Sipas saj, Erion Veliaj nuk ka pasur përgjegjësi për mungesat që kanë sjellë shtyrjen e procesit. Në njërën prej seancave nuk ka qenë i pranishëm avokati Maksim Haxhia, i cili përfaqëson Ajola Xoxën, ndërsa në seancën tjetër ka munguar mbrojtësi ligjor i një prej të pandehurve të tjerë. Në të dyja rastet, Veliaj nuk ka marrë pjesë personalisht në seancë. Ai është përfaqësuar nga avokati i tij, Plarent Ndreca.