Aeroplani i Zelenskyt i shpëton sulmit me dron në Moldavi
Bota E Mërkurë, 9 Shtator 2026 21:51 Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre deklaroi se avioni me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për pak u godit nga një dron gjatë ngritjes nga Moldavia. Zelensky po udhëtonte drejt Oslos për funeralin e Mbretit Harald V, ku mbërriti të martën në mbrëmje. Støre nuk bëri të ditur se sa pranë avionit ishte droni apo burimin e informacionit për incidentin.
Burimi:
kohajone.com