Abuzimi me tenderat e AKSHI-t, ish-drejtoresha Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme, SPAK. Karçanaj, ndaj të cilës është vendosur masa ‘detyrim paraqitje’ për skandalin në AKSH, është futur e vetme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, në zbatim të masës së caktuar nga gjykata. Kujtojmë se ajo ishte në arrest shtëpie, por Gjykata e Lartë i lehtësoi masën e sigurisë, duke e lënë në detyrim paraqitje. Karçanaj është në mesin e 8 të pandehurve për skandalin me tenderat e AKSHI-t, të cilët akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, duke manipuluar procedurat tenderuese, favorizuar kompani dhe ushtruar presion ndaj operatorëve konkurrues. Ndaj tyre u ngritën akuzat për veprat penale: konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës, heqje e paligjshme e lirisë, shkelje...
Burimi:
gijotina.com