Abissnet Superiore: Skënderbeu shijon fitoren e parë për këtë sezon, Elbasani del me kokën ulur nga Korça (video)

Abissnet Superiore: Skënderbeu shijon fitoren e parë për këtë sezon, Elbasani del me kokën ulur nga Korça (video)

17 Tetor 2026 18:30 Telesport Skënderbeu ka marrë fitoren e parë për këtë sezon në Abissnet Superiore, pasi mundi në Korçë me shifrat 2-1 Elbasanin, në sfidën e vlefshme për javën e shtatë. Verdheblutë kaluan të parët në avantazh me golin e Atdhe Mazarit në minutën e 41-të, duke shtyrë në rrjetë goditjne fillestare të Ardit Nikaj të devijuar. SHIKOGOLIN Reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm duke barazuar shifrat me sulmuesin e tyre kryesor, Charles Bismark i cili shënoi me kokë, pas krosimit në zonë nga goditja e dënimit. SHIKOGOLIN Në pjesën e dytë, ishte sërish Bismark në minutën e 77-të, që shënoi golin e dytë dhe të fitores së parë për Skënderbeun këtë sezon. Korçarët renditen në vendin e shtatë me 6 pikë, Elbasani...