Vendos goli i Manaj, Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë në Budapest ndaj Bjellorusisë (video)
Pjesa e parë mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë, është mbyllur 0-1 për kuqezinjtë, në sfidën e fundit për grup në Ligën C, që po luhet në fushën neutrale në Budapest, në stadiumin “Illovszky Rudolf”. Kuqezinjtë e nisën vrullshëm duke iu afruar golit që në minutën e 1-rë, por Qazim Laçi bëri më të vështirën e mundshme i vetëm përballë portierit, pas një topi të ardhur në zonë nga goditja e këndit. Në minutën e 12-të, Bjellorusia i afrohet golit, por për fatin e mirë të kuqezinjve dhe fal devijimit të Etrit Berishës, topi përplaset në shtyllë. Në minutën e 17-të, Kristjan Asllani provon të shënojë një gol fantastik pas pasimit të Stavro Pilo, por goditja e mesfushorit kuqezi përplaset në traversë. Sfida u zhbllokua në minutën...
Burimi:
telesport.al