Abissnet Superiore: Përmbledhja e javës së 10-të. Rezultatet dhe situata në renditje (foto)
Java e 10-të e kampionatit “Abissnet Superiore” është mbyllur me ndeshjen Teuta – Partizani, ku triumfuan të kuqtë me rezultatin 0-1, duke ndërprerë serinë prej gjashtë humbjesh radhazi dhe duke marrë tri pikë të rëndësishme në transfertë. Fitorja e Egnatias në stadiumin e Vorës ndaj Tiranës, me rezultatin 1-2, i mundësoi skuadrës rrogozhinase të shkëputet në krye të renditjes. Egnatia përfiton edhe nga humbja e Teutës dhe tashmë kryeson e vetme me 24 pikë, katër më shumë se durrsakët, që mbeten në vendin e dytë me 20 pikë. Në ndeshjet e tjera të kësaj jave, AF Elbasani fitoi 2-1 ndaj Laçit, ndërsa Skënderbeu dhe Vllaznia ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1. Vora dhe Dinamo City dhuruan një përballje me katër gola, që përfundoi në...
Burimi:
telesport.al