Abissnet Superiore: Egnatia i shkakton humbjen e parë Teutës dhe i merr kreun (video)

Abissnet Superiore: Egnatia i shkakton humbjen e parë Teutës dhe i merr kreun (video)

29 Tetor 2026 20:26 Telesport Kryesfdia e javës së 9 në Abissnet Superiore mes Egnatias dhe Teutës është mbyllur 1-0 në favorin e kampionëve në fuqi. Në pjesën e parë mungoi goli, pavarësisht se nuk munguan rastet dhe mundësitë për të dyja skuadrat, por pa arritur dot t’i finalizojnë në mënyrën e duhur. Pjesa e dytë nis shumë keq për Egnatian, Eljon Sota pëson një dëmtim të rëndë dhe largohet mes lotësh me ambulancë nga fusha. Sfida në Rrogozhinë u zhbllokua në minutën e 68-të, ku pas një kundërsulmi të shpejtë të rrogozhinasve dhe asistit të Ilir Grudës, ishte Daniel Adjessa që dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur me të djathtën. SHIKOGOLIN Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund. Egnatia fiton 1-0 dhe...