Abdixhiku i ashpër ndaj 6 deputetëve: Veprimi juaj i shkaktoi dëm vetëm LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj 6 deputetëve të partisë së tij, të cilët dje dolën kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut për president të vendit, kandidaturë e propozuar dhe dakorduar nga LDK në negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje. I pari i LDK-së ka thënë se LDK-ja kishte vendosur të qëndronte në opozitë dhe se, sipas tij, të gjithë deputetët e kësaj partie ishin pajtuar me këtë qëndrim. “Dje nuk u refuzua asnjë marrëveshje qeverisëse me VV-në, sepse një marrëveshje e tillë nuk ekzistonte. LDK-ja kishte vendosur të qëndronte në opozitë. Të gjithë deputetët tanë ishin pajtuar me këtë pozicion. Prandaj, për çfarë po rrahin gjoks? Çfarë paskan shpëtuar? Dje u refuzua zgjidhja e Presidentit të Kosovës. U refuzua votimi i kandidatit...
Burimi:
syri.net