AAK protestë para Kuvendit: Albin Kurti është përgjegjës për bllokimin e institucioneve
“Regjim parti, regjim shtet”, me këto thirrje e ka shoqëruar Aleanca per Ardhmërinë e Kosovës aksionin simbolik para Kuvendit. Para hyrjes së institucionit ligjvënës ata kanë vendosur fotografi me deputetët e Vetëvendosjes në të cilat shkruhej: “Free nga regjimi Kurti-Dejona”. Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka akuzuar deputetët e Vetëvendosjes janë të nënshtruar ndaj liderit të tyre, Albin Kurti “A keni dëgjuar ndonjëherë ndonjë deputet ose deputete të Vetëvendosjes që e flet mendimin e tyre? Përgjigja është jo, sepse partia e tyre udhëhiqet me grusht të hekurt, pra është jodemokratike dhe ky nuk është problem veç i kufizuar veç në Vetëvendosje. Problemi këtu është se i njëjti model po tentohet në mënyrë të egër të vendoset në të gjitha institucionet e Kosovës, përkatësisht ky model...
Burimi:
vizionplus.tv