A ka frikë PD-ja e Berishës të dalë në protestë?

A ka frikë PD-ja e Berishës të dalë në protestë?

Partia Demokratike është tashmë nën presion për të vendosur nëse do të nisë protestat e saj apo do të vazhdojë ta shohë nga distanca protestën e “Shqipërisë së Re”. Protesta qytetare ka një meritë që nuk mund t’i mohohet: e ka mbajtur sheshin të ndezur për më shumë se 100 ditë. Megjithatë, deri tani ajo nuk ka arritur të prodhojë një efekt politik të drejtpërdrejtë mbi Kryeministrin Edi Rama. Qeveria nuk është tërhequr dhe nuk duket se është tronditur seriozisht nga kërkesa për dorëheqje. Associated Press raportoi se protesta ka kaluar tashmë kufirin e 100 ditëve dhe është zgjeruar nga kauza e Zvërnecit në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë. Në këto kushte, PD-ja nuk mund të qëndrojë pafundësisht spektatore. Ajo është opozita kryesore...