“A i mban mend porositë që t’kam lanë?” – Sot në ditëlindjen e tij, Gjergj Luca në një bashkëbisedim prekës me të atin
Nga Albert VatajNë një ditëlindje, kur njeriu zakonisht numëron vitet që ka jetuar, Gjergj Luca zgjodhi të numërojë diçka tjetër, fjalët që i ka lënë i ati. Porositë. Mësimet. Gjurmët. Ato fjalë të thjeshta që koha nuk i ka tretur, sepse janë bërë pjesë e karakterit. Dalja publike e radhës e sipërmarrësit Gjergj Luca është ndryshe nga të tjerat. Është një rrëfim intim, i ndërtuar si një bashkëbisedim imagjinar me të atin, aktorin e madh të skenës dhe ekranit shqiptar, Ndrek Luca, i cili u nda nga jeta më 13 janar 1993. Sot, në ditëlindjen e tij, Gjergj Luca e sjell të atin jo përmes një fotografie, një kujtimi apo një fjalie përkujtimore, por përmes një bisede. Një bisede ku rakia bëhet simbol i sofrës...
Burimi:
kohajone.com