A i bën noti fëmijët më të shëndetshëm dhe më të zgjuar?
Mësimi i notit që në moshë të vogël ndihmon fëmijët jo vetëm të jenë më të sigurt dhe më në formë fizikisht, por edhe të zhvillojnë aftësitë njohëse, gjuhësore dhe sociale. Ky është përfundimi i një studimi katërvjeçar, i cili përfshiu afro 7000 pjesëmarrës në anketa dhe 177 fëmijë të testuar individualisht. Studimi, i analizuar nga Robyn Jorgensen, profesore emerite në Universitetin e Kanberrës, Australi, zbuloi se fëmijët që fillojnë notin para moshës pesëvjeçare mund të jenë pesë deri në 18 muaj përpara bashkëmoshatarëve në aftësitë e leximit, matematikës dhe ndjekjes së udhëzimeve, pavarësisht prejardhjes së tyre socio-ekonomike. Sipas Jorgensen-it, kjo nuk do të thotë se këta fëmijë janë natyrshëm më të zgjuar. Përkundrazi, mësimet e notit zhvillojnë aftësi që mund të përdoren edhe në...
Burimi:
syri.net