A është përdorur SHISH për t’u mbyllur gojën gazetarëve kritikë?

A është përdorur SHISH për t’u mbyllur gojën gazetarëve kritikë?

SHISH nuk është pronë private dhe gazetarët nuk janë armiq të shtetit Nga KOHA JONË Një gazetare bën një pyetje. Përballë saj, një ish-drejtuese e shërbimit sekret përgjigjet me aludime për kontakte me shërbime të huaja. Pikërisht këtu, përballja del nga kufijtë e një debati personal dhe bëhet çështje me interes publik: a po përdoret pesha e një posti shtetëror për të frikësuar një gazetare? Për KOHA JONË, deklarata që i atribuohet ish-drejtoreshës së SHISH ndaj gazetares Klodiana Lala ngre një dyshim të rëndë: a është përdorur autoriteti i shërbimit sekret për presion ndaj zërave kritikë të qeverisë? Kjo pyetje kërkon përgjigje nga institucionet. Heshtja vetëm sa e rëndon dyshimin. Gazetarja nuk ka detyrë të kënaqë pushtetin. Ka detyrë ta pyesë, ta kontrollojë dhe t’i...