“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard
Një përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj ka marrë vëmendjen më të madhe ditët e fundit. Rama u pyet nga gazetarët për këtë përplasje dhe nëse ai e ka kërcënuar kryebashkiakun përmes ministrit të Drejtësisë Toni Gogu e nëse Veliaj qëndron pas protestave. Kryeministri nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por tha: “Të tjerat janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard. Sa janë të rëndësishme ato për ne, aq janë edhe për mua, ato që pyetët ju”. Edi Rama: Raporti i progresit është pasqyrë e punës së qeverisë. Kush do të dijë në çfarë forme është qeveria, lexon raportin dhe e ka aty dëftesën. Një dëftesë që mua më gëzon dhe është e qartë që mua më gëzon...
Burimi:
javanews.al