A e fshehu Vincent van Gogh “Darkën e Fundit” në një prej pikturave të tij më të famshme?
Piktura e famshme e Vincent van Goghut, “Café Terrace at Night”, mund të përmbajë një simbolikë të fshehtë fetare, e cila për më shumë se një shekull nuk është vënë re nga studiuesit e artit. Vepra, e realizuar në vitin 1888, paraqet një kafene në ambient të hapur gjatë natës, të ndriçuar nga ngjyra e verdhë dhe ari, karakteristike për stilin e veçantë të artistit holandez. Por, sipas një teorie të prezantuar nga studiuesi i pavarur Jared Baxter në vitin 2015, piktura mund të jetë një referencë e fshehtë ndaj një prej skenave më të njohura biblike: “Darkës së Fundit”. Baxter vë në pah disa detaje që, sipas tij, nuk janë të rastësishme. Në tarracën e kafenesë shihen 12 persona, që mund të përfaqësojnë 12...
Burimi:
kultplus.com