A do të lirohet Erion Veliaj? Sot, seanca në Gjykatën e Lartë

A do të lirohet Erion Veliaj? Sot, seanca në Gjykatën e Lartë

Erion Veliaj TIRANË-Sot në Gjykatën e Lartë do të shqyrtohet masa e sigurisë “arrest në burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.Seanca do të zhvillohet në orën 09:30. Veliaj kërkon lirimin e menjëhershëm, si edhe shqyrtimin në themel të pretendimeve të paraqitura në rekurs. Në vendimmarrjen e saj, Gjykata e Lartë pritet të vlerësojë nëse masa e sigurisë “arrest në burg” është proporcionale. Çështja u rikthye në Gjykatën e Lartë nga Gjykata Kushtetuese, e cila kërkoi rishqyrtimin e vendimit për masën “arrest në burg” dhe argumentimin e arsyeve se përse nuk është e përshtatshme një masë tjetër më e butë. Trupa gjykuese që do të shqyrtojë çështjen në Gjykatën e Lartë përbëhet nga Sander Simoni si relator, ndërsa anëtarë janë Valbon Çekrezi dhe Genti Shala.  Veliaj ndodhet në...