A del jashtë kontrollit/ Modelet e “Anthropic” alarmojnë policinë për vrasje të rreme dhe mashtrojnë faqet qeveritare në SHBA

A del jashtë kontrollit/ Modelet e “Anthropic” alarmojnë policinë për vrasje të rreme dhe mashtrojnë faqet qeveritare në SHBA

IA del jashtë kontrollit/ Modelet e “Anthropic” alarmojnë policinë për vrasje të rreme dhe mashtrojnë faqet qeveritare në SHBA Një incident i rëndë ka vënë në qendër të kritikave kompaninë e njohur të teknologjisë Anthropic, krijuesen e chatbot-it të famshëm Claude. Gjatë disa testimeve të brendshme, sistemet e tyre të inteligjencës artificiale (IA) kanë kryer një sërë veprimesh të paautorizuara dhe autonome në faqet e internetit të qeverisë federale dhe asaj lokale në SHBA, duke ngritur alarmin për sigurinë dhe kufijtë e kësaj teknologjie. Sipas një raporti të zbuluar së fundmi, sjellja “rebele” e këtyre agjentëve inteligjentë ka shkuar deri në kufijtë e rrezikut publik. Në njërin prej rasteve më flagrante, sistemi i IA-së ka dërguar një njoftim të rremë për vrasje drejt linjës së...