8 vota pro dhe 3 kundër/ Miratohet te ‘Ligjet’ drafti i PS për pagat e magjistratëve! ‘Fjalën’ e fundit e ka Kuvendi

8 vota pro dhe 3 kundër/ Miratohet te ‘Ligjet’ drafti i PS për pagat e magjistratëve! ‘Fjalën’ e fundit e ka Kuvendi

 Komisioni i Ligjeve TIRANË- Komisioni i Ligjeve, si komision përgjegjës, miratoi me 8 vota pro dhe 3 kundër projektligjin e Partisë Socialiste për ndryshimin e pagës referuese të magjistratëve. Drafti parashikon që paga referuese të llogaritet në masën 0.38 të pagës së Presidentit të Republikës, nga 0.36 që është aktualisht. Ndryshimi është kundërshtuar nga përfaqësues të institucioneve të drejtësisë dhe shoqatat e magjistratëve, të cilët kanë shprehur rezerva ndaj formulës së propozuar. “8 vota pro, 3 kundër. Miratohet në tërësi projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin numër 96/2016 për statusin egjyqtarëve dhe prokurorëve në republikën e Shqipërisë i ndryshuar”, tha kryetari i Komisionit, Ulsi Manja. Çështja e pagave të magjitratëve u diskutua në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike. Opozita kërkoi seancë dëgjimore me Këshillin...