72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen
Sulmet kibernetike, sabotimet, fatkeqësitë natyrore dhe rreziku i konflikteve kanë shtyrë gjithnjë e më shumë shtete të hartojnë plane emergjence për qytetarët. Rekomandimi kryesor është që çdo familje të ketë rezerva ushqimore, ujë, ilaçe, para të gatshme dhe mjete komunikimi për të përballuar ditët e para të një krize. “Vetëm nëntë vakte e ndajnë njerëzimin nga anarkia”. Kjo thënie e gazetarit amerikan Alfred Henry Lewis po merr një kuptim të veçantë në një kohë kur shumë qeveri po u bëjnë thirrje qytetarëve të përgatiten për situata të papritura emergjente. Tri ditë, ose 72 orë, janë periudha në të cilën qytetarët duhet të jenë në gjendje të përballojnë vetë nevojat bazë, në rast se ndërpritet energjia elektrike, furnizimi me ujë apo komunikimi. Gjatë kësaj kohe, shërbimet...
Burimi:
javanews.al