No Image Available

7 ORË NË SPAK, PACOLLI HAP KARTAT: ÇFARË PO NDODH ME AEROPORTIN E VLORËS?

Konflikti për Aeroportin e Vlorës ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme. Biznesmeni Behgjet Pacolli ka qëndruar rreth shtatë orë në ambientet e SPAK, ku ka dhënë shpjegime lidhur me përplasjet ligjore dhe financiare që kanë shoqëruar një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore në vend. Pas daljes nga prokuroria, Pacolli konfirmoi për gazetarët se kishte paraqitur një kallëzim penal për atë që ai e konsideron trajtim të padrejtë në lidhje me Aeroportin e Vlorës. “Kam bërë një denoncim penal për padrejtësitë që janë bërë deri tani në lidhje me aeroportin e Vlorës. Asgjë tjetër”, deklaroi biznesmeni. Sipas informacioneve të raportuara, Pacolli është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen, në lidhje me kallëzimin e paraqitur prej tij. POR ÇFARË FSHIHET PAS KONFLIKTIT...