7 ORE NE ANKTH, FRIKE DHE LOT, LEONARDO BONUCCI RRENQETH ME DRAMEN E TE BIRIT

7 ORE NE ANKTH, FRIKE DHE LOT, LEONARDO BONUCCI RRENQETH ME DRAMEN E TE BIRIT

Ish-mbrojtësi i Juventusit dhe i kombëtares italiane, Leonardo Bonucci, ka rrëfyer një nga momentet më të vështira të jetës së tij, kur në vitin 2016 djali i tij i dytë, Matteo, u diagnostikua me një masë pranë trurit të vogël. Ndërhyrja kirurgjikale, që fillimisht ishte parashikuar të zgjaste tri orë, përfundoi pas më shumë se shtatë orësh. Gjatë një interviste në podcastin “Il Fienile”, Bonucci tregoi se gjithçka nisi gjatë një pushimi familjar në Formentera. Matteo filloi të ndihej keq dhe dukej sikur nuk ishte plotësisht i pranishëm. Një mëngjes, ai nxori një lëng të bardhë dhe, pas episodit të dytë, familja kërkoi ndihmë mjekësore. Fillimisht u dyshua për meningjit, megjithëse fëmija nuk kishte temperaturë. Prindërit e dërguan me urgjencë në spital, ku ekzaminimet zbuluan...