7 apartamente dhe një seri transaksionesh/ PD: Drejtësia të hetojë pasuritë e ministres Mirela Kumbaro

7 apartamente dhe një seri transaksionesh/ PD: Drejtësia të hetojë pasuritë e ministres Mirela Kumbaro

Genta Vangjeli, Mirela Kumbaro TIRANË- Partia Demokratike ka ngritur dyshime për pasurinë e ish-ministres së Kulturës dhe njëkohësisht ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, duke kërkuar nga institucionet e drejtësisë që t’i verifikohen dhe kontrollohen pasuritë. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së për antikorrupsionin, Genta Vangjeli, njoftoi se nga verifikimi i deklaratave të pasurisë rezulton se Kumbaro ka në pronësi, së bashku me familjen e saj, 7 apartamente dhe 2 garazhe. Vangjeli shprehet se në deklarimet e pasurisë figurojnë disa apartamente me sipërfaqe nga 55 deri në 128 metra katrorë, ndërsa një apartament prej 92 metrash katrorë është deklaruar në vitin 2024 me vlerë 200 mijë euro, i cili, sipas saj, rezulton ende i paregjistruar. Ndërkohë, zëdhënësja e PD-së për antikorrupsionin thekson se gjatë...