685 kg mish viçi dhe 83 kg peshk kontrabandë në autobusin e linjës Athinë-Gjirokastër, dy të arrestuar (VIDEO)

685 kg mish viçi dhe 83 kg peshk kontrabandë në autobusin e linjës Athinë-Gjirokastër, dy të arrestuar (VIDEO)

Policia Kufitare e Kakavijës ka sekuestruar sasi mishi e peshku kontrabandë, të cilat ishin futur në Shqipëri përmes linjave ndërkombëtare të autobusëve që vinin nga Athina. Në autobusin e linjës Athinë-Gjirokastër që drejtohej nga një 54-vjeçar tashmë i arrestuar, u gjetën 685 kilogramë mish viçi, të prerë në formë bërxollash. Rasti tjetër ishte në autobusin e linjës Athinë-Shkodër ku në 4 kuti kartoni ishin futur 82 kilogramë e 900 gramë peshk. Shoferi, një 46-vjeçar, është vënë nën hetim. Njoftimi i plotë: Gjatë kontrolleve të ushtruara në dy autobusë të linjave ndërkombëtare, uniformat blu zbuluan sasi të konsiderueshme mishi dhe peshku, të cilat dyshohet se ishin futur kontrabandë në territorin shqiptar. Në rastin e parë, gjatë kontrollit të autobusit të linjës Athinë-Gjirokastër, me drejtues shtetasin A.B.,...