62 milionë dollarë për mbrojtjen e monumenteve historike në mbarë botën
World Monuments Fund (WMF), organizata ndërkombëtare me seli në Nju-Jork që merret me ruajtjen e monumenteve dhe vendeve historike, ka mbledhur 62 milionë dollarë për fondin e saj të përhershëm, duke tejkaluar objektivin e fushatës së financimit 18 muaj para afatit të paraparë. Fushata, e shpallur të mërkurën, ka trefishuar asetet neto të fondit të organizatës, të cilat pritet të kalojnë 100 milionë dollarë deri në vitin 2028. Mjetet e mbledhura do të mbështesin projekte të ruajtjes së trashëgimisë kulturore, trajnimin e profesionistëve dhe ndërhyrjet emergjente për mbrojtjen e monumenteve të kërcënuara nga luftërat, ndryshimet klimatike dhe fatkeqësitë natyrore. Fushata u lansua publikisht më pak se një vit më parë, në kuadër të shënimit të 60-vjetorit të organizatës. Një rol të rëndësishëm në këtë nismë...
Burimi:
kultplus.com