51 POLICE TE PLAGOSUR NGA DHUNA E EGER NE TIRANE
Tirana nuk e ka parë kurrë një ditë më parë si kjo e 14 tetorit. Disa qindra protestues, shumica të maskuar, mbollën shkatërrim në çdo rrugë që e shkelën për më shumë se 10 orë. Më shumë se 8 institucione, duke filluar nga kryesoret si Kryeministria, Kuvendi, Gjykata Kushtetuese, 3 ministri, Banka e Shqipërisë, komisariate policie e të tjera, u sulmuan. Në disa prej tyre njerëz të maskuar mësynë brenda dhe vunë zjarr. Asgjë nuk i shpëtoi akteve vandale. Të paktën 4 banka të nivelit të dytë u shkatërruan, biznese private u plaçkitën dhe disa prej tyre u vodhën. Vandalizimi nuk është ndalur në asnjë moment. Kudo ku kaloi protesta, nuk shpëtoi asnjë stol, asnjë kangjellë ndarëse në rrugë, tabelë e sinjalistikës rrugore, shtyllë dritash,...
Burimi:
ntv.al