“5 milionë euro ose largohu nga Shqipëria”, zbardhet dëshmia e biznesmenit Vasil Bedinaj, çfarë deklaroi në Polici
Në Policinë e Vlorë, biznesmeni Vasil Bedinaj ka deklaruar se është kërcënuar nga dy persona, të cilët u lënduan në aksident, në përpjekje për t’u larguar. Sipas grupit hetimor, ai ka deklaruar se kanë mbërritur disa makina, të cilat kanë rrethuar hotelin, ndërsa dy shtetasit e kanë kërcënuar, duke i kërkuar një shumë prej 5 milionë eurosh ose largimin brenda 48 orëve nga Shqipëria. Aty ka nisur edhe konflikti, ndërsa policia ka ndjekur makinën e tyre, e cila është aksidentuar pranë Urës së Peshkëpisë, në rrugën e Lumit të Vlorës. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Burimi:
javanews.al