5 gola në pjesën e parë, Enzo Fernandez e bën “sefte” me City-n. Mungon goli në dy sfidat e tjera (video)

5 gola në pjesën e parë, Enzo Fernandez e bën “sefte” me City-n. Mungon goli në dy sfidat e tjera (video)

Janë mbyllur pjesët e para në tre takimet e radhës në Premier League, të vlefshme për javën e pestë. Manchester City është duke udhëhequr 3-2 ndaj Sunderland, pas 45 mintuave të para në “Etihad”. Ndeshje e vlefshme për javën e pestë në Premier League. Sfida u zhbllokua në minutën e 9-të, ku Enzo Fernandez shënoi direkt nga goditja e dënimit. Ky është goli i parë për argjentinasin me fanellën e “Qytetarëve”. Megjithatë, reagimi i Sunderland nuk vonoi shumë. Brian Brobbey barazoi shifrat për miqtë në minutën e 12-të, pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Enzo Le Fee. Në minutën e 29-të, Rayan Cherki rikthen në avantazh Man. City-n. Francezi gjeti golin me një goditje brenda zonës, pas asistit të marrë nga Antoine Semenyo....