5 ditë para votimit, Berisha mbledh aleatët për ‘Territorialen’: Rama nuk përfill as qytetarët! Blushi propozon protestë të enjten

5 ditë para votimit, Berisha mbledh aleatët për ‘Territorialen’: Rama nuk përfill as qytetarët! Blushi propozon protestë të enjten

sali berisha-tedi blushi TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar në selinë e PD-së, ku po diskutohet reforma terrutoriale. Takimi me qëllim për ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm vjen vetëm 5 ditë para se në Kuvend të kalojë për votim drafti i Partisë Socialiste. Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se disa bashki kanë kundërshtuar ndryshimet dhe se në disa raste sipas tij, edhe këshilltarë socialistë nuk kanë pranuar të votojnë për shkrirjen e tyre. "Sigurisht Edi Rama vazhdoi me projektin e tij. Është në kundërshtim me Kushtetutën dhe kartën e Kongresit të Autoriteteve Rajonale dhe Lokale të Këshillit të Evropës, të cilat kërkojnë që këto ndryshime të bëhen me konsultë dhe referendum. Por siç e dini...