No Image Available

48 ORË QË NGREJNË DYSHIME/ Agasi hap kompaninë, Rama propozon Hysenin në krye të SHISH

Një datë e përbashkët lidh në mënyrë kronologjike biznesmenin Ergys Agasi me ish-drejtoreshën e SHISH-it, Vlora Hyseni, të dy tashmë pjesë e një hetimi të SPAK-ut. Më 15 mars 2023, Agasi themeloi kompaninë e IT-së EA Solution, me kapital fillestar prej vetëm 1 mijë lekësh dhe me aktivitet në fushën e software-ve, rrjeteve, telekomunikacionit, sigurisë dhe sistemeve GIS. Vetëm 48 orë më vonë, më 17 mars, kryeministri Edi Rama njoftoi publikisht propozimin e Vlora Hysenit për drejtimin e SHISH-it. Emërimi u dekretua nga presidenti Bajram Begaj më 3 prill. Koincidenca e datave merr rëndësi në dritën e hetimit aktual të SPAK-ut, ku Hyseni dhe Agasi janë përfshirë në të njëjtën dosje hetimore. Hyseni dyshohet për nxjerrje të informacionit sekret dhe përkrahje të Agasit, ndërsa ky...